Nga kërkesa e Berishës për protestë të enjten, te qëndrimi kundër i Bardhit dhe deklarata ‘surprizë’ e Nokës, zbardhen diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, që dita e seancës plenare, e kësaj te enjteje, të jetë ditë proteste. Sipas tij, duhet arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështesnit e opozitës përpara parlamentit.

Sakaq, për ish-kryeministrin kjo do të duhet të bëhet për shkak se Partia Socialiste ka lajmëruar votimin e ndryshimeve pa konsensusin e opozitës të rregullores së Parlamentit, ku tashmë deputetët e opozitës, mund të përjashtohen deri në 2 muaj.

Por kjo ide e Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili sipas burimeve për BalkanËeb, ka deklamuar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do të duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët, dhe se është thënë publikisht se deputetet duhet të sakrifikojnë për të drejtat e tyre të shkelura kushtetuese. “Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Surprize ka qene edhe reagimi i një nder deputetëve më mbështetës të Sali Berishës, që prej nisjes së aksionit të tij të Foltores, Flamur Noka, i cili ka dalë në krah të Gazment Bardhit, duke argumentuar, se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment. “Kemi deklaruar që betejën do ta përballojnë fillimisht deputetët, përpara se t’i kërkojmë sakrificë mbështetësve”, mësohet të jetë shprehur ai.

Ndërsa Berisha ka theksuar se nëse nuk do të zhvillohet një protestë këtë të enjte, ajo nuk mund të zhvillohet pas kësaj jave, pasi do të përkoje me momentin, kur atij do t’i hiqet mandati dhe kjo do të konsiderohet si një proteste për hallin e tij personal. Berisha ka qenë i qartë, se nuk e do një protestë të tillë. Në fund të mbledhjes Berisha iu bind argumenteve të Bardhit dhe Nokës për të mos zhvilluar një protestë të enjten e seancës plenare.
()

Arena e Lajmit

Nga kërkesa e Berishës për protestë të enjten, te qëndrimi kundër i Bardhit dhe deklarata ‘surprizë’ e Nokës, zbardhen diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook