FOTO/ “Një Madrid perfekt”, Reali “mbret” në Champions. Italianët i “falen” Napolit

6 ndeshje 6 fitore, 18 pikë të plota, Real Madrid është thjesht perfekt në këtë edicion të Champions League. “Galaktikët” thyen edhe Union Berlin në transfertë duke nxjerr gjermanët jashtë Evrope. Sfida nisi me një ritëm të ulët, por fundi i pjesës së parë ishte “zjarr”. Real Madrid fitoi një 11-metërsh, por Luka Modric gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Nëse nuk shënon e pëson, kështu i ndodhi edhe Realit, teksa Union Berlin i ndëshkoi në aksionin pasues duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.

408967399 908032867354350 7235113529968121183 N
408967399 908032867354350 7235113529968121183 N

Në pjesën e dytë ishte Joselu që udhëhoqi Realin me një “dopietë” personale. Sulmuesi spanjoll barazoi shifrat në minutën e 61-të ndërsa 10 minuta më pas përmbysi rezultatin. Union u rikthye sërish në lojë në minutën e 85-të teksa Kral barazoi shifrat në 2-2, por nuk ishte e thënë të dilnin qoftë dhe me një pikë pasi katër minuta më vonë, Ceballos dërgoi topin në rrjetë duke mbyllur Grupin C me pikë të plota:

As
As

“Një Madrid perfekt”, shkruan AS në faqen e parë. Shoqëron më tej në Champions ekipin e Ancelottit, Napoli. Italianët thyen pastër 2-0 Braga-n në ndeshjen e fundit duke e mbyllur grupin në vendin e dytë. Një autogol dhe Osimhen realizuan për Napolin brenda pjesës së parë.

Corriere
Corriere

Suksesi i kampionëve të Serie A tërhoqi vëmendjen e mediave: “Përpara Napoli”, shkruan Corriere dello Sport.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ “Një Madrid perfekt”, Reali “mbret” në Champions. Italianët i “falen” Napolit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook