Një punonjës i burgut të Peqinit është përfshirë në një aksident mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi në fshatin Karinë, në aksin Elbasan-Rrogozhinë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 57-vjeçari me inicialet S.S., ka mbetur i plagosur, ndërkohë që rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan (punonjës i IEVP Peqin), pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.