“Klasika” ndez futbollin shqiptar, por tifozët janë kthyer në makth

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, është projektuar gjithnjë si një ditë festë për të dy qytetet, të paktën kështu ka qenë në të shkuarën, me dy klubet që kanë pasur një marrëdhënie fantastike, por vitet e fundit ky trend ka ndryshuar jo pak, kjo për shkak të përplasjeve të vazhdueshme ndërmjet dy tifozerive, kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit që u zhvillua në Kukës. Një klasike në kohët e sotme është një sfidë më vete për organizatorët. Tirana nuk ka publikuar ende axhendën, por diçka të tillë e ka bërë klubi shkodran që njofton se ky takim do të luhet ditën e diel në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 13:30.

Vllaznia
Vllaznia

Për të dy ekipet kjo është një sfidë shumë e rëndësishme për ecurinë këtë sezon pasi të dy ekipet vijojnë me ulje ngritje të forta. Për momentin, pas javës së 16-të, Tirana ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve, 3 më shumë se sa Vllaznia. Kjo është një sfidë e veçantë edhe për drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osami, i cili vetëm pak javë më parë ishte në krye të Tiranës, ishte ai që së bashku me Shehin ndërtuan këtë ekip.

Ff
Ff

Një sfidë brenda sfidës është edhe ajo mes dy “bomberave” më të mirë të këtij sezoni, Florent Hsani dhe Bekim Balaj. Hasani kryeson listën në kuotën e 10 golave, një më shumë se sa Balaj. Sfida e parë e këtij sezoni ndërmjet dy ekipeve u vendos pikërisht nga Florent Hasani me një gol të çmendur në minutën e 97-të.

387141621 791022819700060 1071461011707610900 N
387141621 791022819700060 1071461011707610900 N

()

Arena e Lajmit

“Klasika” ndez futbollin shqiptar, por tifozët janë kthyer në makth

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook