Udhëtonte me një automjet, vdes papritur 19-vjeçari shqiptar në Greqi

Udhëtonte me një automjet, vdes papritur 19-vjeçari shqiptar

Komuniteti lokal i Amfilochisë në Greqi, është tronditur nga vdekja e papritur e një 19-vjeçari shqiptari, i cili udhëtonte në një automjet që lëvizte në “Ionia Odos”. 19-vjeçari ka humbur ndjenjat teksa udhëtonte në një makinë që po lëvizte pasditen e djeshme pranë Amfilochisë dhe po shkonte drejt Janinës.

Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike. Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të kryhet ceremonia mortore.

Udhëtonte me një automjet, vdes papritur 19-vjeçari shqiptar në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook