VIDEO/ Pikët e plota, Manchester City makineri në Champions, fiton edhe Leipzig

Manchester City triumfoi 2-3 ndaj Crvena Zvezdës, në ndeshjen e fundit të grupeve të Champions League. Pjesa e parë përfundoi në favor të “Qytetarëve”, pas golit të 20-vjeçarit Hamilton në minutën e 19-të.

Në minutën e 62-të, Bobb dyfishoi shifrat, duke siguruar kështu fitoren. Hwang ngushtoi shifrat, çerek ore nga fundi. Pak minuta para vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, Philips shndërroi në gol një penallti.

Kjo sfidë kishte ende për të prodhuar, Katai “vulosi” shifrat në 2-3. Kampionët në fuqi të drejtuar nga Pep Guardiola koleksionojnë kështu pikët e plota, plot 18 pikë në 6 ndeshje dhe vendi i parë.

Sukses edhe për Leipzig. Skuadra gjermane kalon tutje si vend i dytë, pas fitores 2-1 ndaj Young Boys. Në grupin G, janë këta të fundit që “përqafojnë” Europa League.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Pikët e plota, Manchester City makineri në Champions, fiton edhe Leipzig

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook