Burri humbi jetën nga flakët, gruaja shpëtoi/ Nuk kishin fëmijë, për ta kujdeseshin fqinjët, si ndodhi tragjedia në Lushnjë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Burbullimë të Lushnjës, ku një i moshuar humbi jetën si pasojë e zjarrit në banesën e tij. Gazetari Juljan Kasapi raporton për , se zjarri ka rënë rreth orës 3:00 të mëngjesit.

Sipas fqinjëve, banesa ka qenë e vjetër dhe kjo ka bërë që zjarri të përhapje me shpejtësi. Ndërkohë, raportohet se çatia e ndërtesës ka zënë poshtë 82-vjeçarin, i cili ka humbur jetën, ndërsa gruaja e tij është nxjerrë nga banesa. Çifti jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë dhe për ta kujdeseshin komshinjtë.

Shefi i Zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi shprehet se kur kanë mbërritur e gjithë ndërtesa ishte në flaken dhe çatia kishte rënë. Sipas Metushit shkak mendohet të ketë qenë soba e druve me të cilin ngroheshin të moshuarit.
()

Arena e Lajmit

Burri humbi jetën nga flakët, gruaja shpëtoi/ Nuk kishin fëmijë, për ta kujdeseshin fqinjët, si ndodhi tragjedia në Lushnjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook