“Gërdeci”/ Ishte thirrur të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut, Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në seancë! SPAK: Nuk banon në adresën që na ka dhënë

“Gërdeci”/ Ishte thirrur të dëshmonte në gjyqin

Shkëlzen Berisha ishte thirrur ditën e sotme të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”, por nuk është paraqitur në GJKKO.

Sipas SPAK, djali i ish-kryeministri Sali Berisha nuk banon në adresën e deklaruar.

Në seancë është paraqitur vetëm ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, i cili ka dëshmuar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes.

Aldo Bumçi, në dëshminë para togave të zeza, ka treguar procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.

Ai ka mohuar gjatë seancës të ketë nisur shkresë me anë të faksit për Shkëlzen Berishën, duke pretenduar se ishte e falsifikuar.

Ish-ministri ka pranoi se e njihte  djalin e ish-kryeministrit Berisha, por theksoi se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale.

Aldo Bumçi u shpreh se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku Shkëlzen Berisha e ka pritur dy herë në zyrë për arsye elektorale, por mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.

Ndërsa ish-sekretarja e Bumçit, në seancën e sotme, ka deklaruar se në atë kohë kur është dërguar faksi ka qenë me leje lindje.                                                                                          

“Gërdeci”/ Ishte thirrur të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut, Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në seancë! SPAK: Nuk banon në adresën që na ka dhënë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook