“Kemi fituar një respekt që s’e kemi pasur kurrë!”, Rama tregon detajet nga samiti i djeshëm në Bruksel, elozhe skuadrës kombëtare për negociatat në BE

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat. Që në nisje të fjalës së tij ai foli mbi samitin e djeshëm që u mbajt në Bruksel, mes përfaqësuesve të BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se ka vlerësime maksimale për skuadrën kombëtare për negociatat.

“U diskutuan perspektivat tona për në BE. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Më vjen mirë që të ndaj sot me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë. Posaçërisht nga BE vlerësohet me nota pozitive performanca e skuadrës tonë kombëtare për negociatat për përmbushjen e skanimit të procedurave dhe tregjeve tona. Këto ditë do të organizoj dhe një takim falënderimi për anëtarët e kësaj skuadre. Kemi fituar një respekt që s’e kemi pasur kurrë”, tha Rama.

Arena e Lajmit

“Kemi fituar një respekt që s’e kemi pasur kurrë!”, Rama tregon detajet nga samiti i djeshëm në Bruksel, elozhe skuadrës kombëtare për negociatat në BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook