Një 27-vjeçar, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur, është marrë peng të dielën e 26 nëntorit derisa sa ka arritur të “arratiset” nga duart e pengmarrësve në 6 Dhjetor.
Ai ka kryer dënoncim në Belgjikë lidhur me rastin, ndërkohë që ende nuk bëhen me dije motivet e kësaj ngjarje. Policia holandeze ka zhvilluar një operacion të shtrirë prej 7 Dhjetorit deri ditën e sotme, 14 dhjetor.
Në pranga e policisë holandeze kanë rënë 9 persona të moshës 25 deri në 51 vjec. Njëri prej tyre, 26 vjec, është shtetas shqiptar pa adresë permanente në Holandë. 8 të tjerët janë holandezë nga Amsterdami, Roterdami dhe Diemeni.
Të nëntë të dyshuarit aktualisht janë ende nën masa të rrepta sigurie, që do të thotë se atyre u lejohet të kenë kontakt vetëm me avokatin e tyre. Për këtë arsye, Prokuroria Publike ende nuk mund të ofrojë informacione më thelbësore për rastin.
Sipas mediave vendase, arsyeja e pengmarrjes është vjedhja e 1 ton kokaine ne portin e Antëerp. Personi i marre peng quhet Lakshan Navaradnam. Është marrë në Hagë dhe eshte mbajtur ne nje banese ne Belgjikë. Një video e dërguar atë të dielë tregon Navaradnam të ulur me sy të lidhur në një karrige. Një zë thotë se ‘fuçia’ duhet të kthehet së shpejti.
Viktima duket se është ndjekur dhe vëzhguar për disa kohë para rrëmbimit. Vjedhja e kokainës është bërë në 25 tetor. Në konflikt janë personazhe që jetojnë në Holandë dhe Dubai.