Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese sqaron për mediat italiane arsyen se pse u pezullua marrëveshja për emigrantët: Dy pikat “kritike”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese sqaron për mediat italiane arsyen se

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një intervistë për Corriere dela Sera tregoi detaje në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimit të marrëveshjes me Italinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri.

“Zakonisht nuk flas me shtypin, por e kuptoj që kjo çështje është e rëndësishme dhe delikate jo vetëm për ne, por edhe për Italinë dhe ndoshta është e drejtë të sqarohen pak gjërat”, tha Zaçaj, gjatë një bisede telefonike me Corriere.

Kryetare, të sqarojmë ndërkohë pyetjen: a i thotë Gjykata Kushtetuese “jo” marrëveshjes Romë-Tiranë?
“Jo. Procesi që çon në ratifikimin e marrëveshjes është pezulluar pasi mbi një e katërta e deputetëve shqiptarë na kanë kërkuar të kontrollojmë kushtetutshmërinë ose jo të protokollit të nënshkruar mes dy vendeve. Ne kemi vlerësuar se ankesa i plotëson kriteret e pranueshmërisë dhe sipas rregullores sonë kjo sjell automatikisht ndërprerjen e procedurave parlamentare për ratifikimin. Por dua të sqaroj: ne nuk kemi hyrë në brendësi të protokollit të nënshkruar”.

Çfarë kontestojnë tridhjetë deputetët?

“Në thelb dy aspekte. E para: mosrespektimi i pretenduar i procedurës së negociatave dhe nënshkrimit. Sipas tyre, kjo lloj marrëveshje ka nevojë për autorizimin e presidentit pasi prek çështje territoriale. Shkurt, për ta nuk mund të jetë një marrëveshje mes qeverive, por mes shteteve”.

Dhe aspekti i dytë?

Sipas tyre, protokolli mund të çojë në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Pse nxitet pezullimi automatik i procesit parlamentar?

“Sepse pas ratifikimit, Gjykata – sipas rregullave tona – nuk mund të kontrollojë më legjitimitetin ose jo të marrëveshjes. Dhe ankimi ngre dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit”.

A do të hyjë Gjykata në seancën e 18 janarit në themel të marrëveshjes Rama-Meloni?

“Na kërkohet një gjë e tillë, duhet të shqyrtojmë në detaje protokollin për ato dy pika të ngritura nga një e katërta e Kuvendit të Shqipërisë. Por e përsëris përsëri: ne nuk kemi hyrë vërtet në këtë çështje”.

Ka nga ata që i frikësohen lëvizjeve të opozitës për t’ju detyruar të shtyni vendimin…

“Dy palët do të duhet të dërgojnë dokumentacionin brenda datës 4 janar 2024. Dhe nga dita e ankimimit (6 dhjetor 2023) kemi maksimum tre muaj për të marrë vendim. Në rastin konkret do të thotë se deri më 6 mars 2024, Gjykata duhet të thotë nëse marrëveshja është legjitime apo jo”.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese sqaron për mediat italiane arsyen se pse u pezullua marrëveshja për emigrantët: Dy pikat “kritike”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook