Prapaskenat e largimit të Flick, trajneri dëshironte më herët “divorcin” me Gjermaninë

Sipas asaj që u raportua nga podkasti gjerman Spielmacher, ish-trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, kishte kërcënuar se do të jepte dorëheqjen nga posti i tij pas Botërorit zhgënjyes të 2022, kur skuadra u eliminua që në fazën e grupeve.

Gjithsesi duket patur parasysh faktin se Kampionati Evropian që luhet në vitin 2024 do të mbahej në Gjermani, tekniku ndryshoi mendje. Kështu Flick vendosi të qëndronte, duke fituar edhe besimin e Federatës së Futbollit.

Flick u shkarkua më pas në shtator të këtij viti pas humbjes së bujshme në shtëpi kundër Japonisë, 4-1 në një miqësore dhe u zëvendësua nga Julian Nagelsmann. “Timonieri” qëndroi  25 ndeshje në krye të kësaj përfaqësuesje, me ekipin që mori 1.72 pikë për ndeshje.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Prapaskenat e largimit të Flick, trajneri dëshironte më herët “divorcin” me Gjermaninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook