Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar sërish për çështjen e incenerarorëve, ndërsa ka lëshuar akuza në drejtim të bashkisë së Tiranës.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Blushi thekson se nga buxheti i bashkisë shkuan 12 milionë euro për inceneratorin, ndërsa për familjet në nevojë vetëm 36 euro, në vit.
MESAZHI I BLUSHIT
???????????????????????????? ???? ????????????????????????????????̈ ????????????????????????̈ ????????̈???? ???????????????????? ????????????????:
???? ???????? ???????????????????????? ???????????????? ????????????????????????̈ ????????̈???? ????????????????????????????????????????????????????
???? ???????? ???????????????? ????????̈???? ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????̈!????????????????
Për vitin e ardhshëm, Bashkia e Tiranës ka planifikuar të shpenzojë për inceneratorin inekzistent: 12 milion euro pagesë shtesë (për pronarët në arrati dhe për një shërbim që nuk e kryen).
Ndërkohë për mbrojtjen sociale të familjeve në nevojë ka planifikuar të shpenzojë vetëm 100 mijë euro në total ose rreth 36 euro në vit për familje !
Për këtë arsye firmosa sot, së bashku me kolegët e opozitës, kërkesën për thirrjen e një seance urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës për çështjen e inceneratorit!
Shpërdorimi i taksave të qytetarëve dhe tallja në këtë farë feje nga Erion Veliaj me shtresat në nevojë është kriminale!