Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 metra nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu mësohet se autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu.
Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që pas ngjarjes nuk largohet, por komunikon në telefon i revoltuar dhe me armën në dorë.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit, por ka dyshime që ai është larguar nga zona. Ndërkohë 42-vjeçari Rudolf Zefi dhe vëllai i tij me origjinë nga Puka vijojnë të deklarojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk janë persona me precendent penal.