VIDEO/ Roma feston me fitore në Europa League, humbje pa dramë për Liverpool, buzëqesh Legia e Muçit

Roma ka triumfuar 3-0 ndaj Sheriff Tiraspol, duke mbyllur me fitore fazën e grupeve të Europa League. Moldavët u dorëzuan pa kushte që në 30 minutat e para. I zakonshmi Romelu Lukaku zhbllokoi llogaritë në minutën e 11-të, pas një asist të Zalewskit. Më pas, Belotti dërgoi sferën pas shpinës së portierit Koval.Skuadra e Mourinhos qetësoi lojën në pjesën e dytë, duke administruar rezultatin. Në fund, edhe Pisilli la  gjurmë.

Sa i takon renditjes përfundimtare në grupin G, Slavia e Pragës kualifikohet si vendi i parë me 15 pikë, falë suksesit 4-0 me Servetten. Roma vazhdon rrugëtimin në këtë kompeticion si vend i dytë, me 13 pikë.

grupin E, humbje 2-1 e Liverpool ndaj Royale Union, por që nuk prish punë për djemtë e Klopp. Vendi i parë i takoi anglezëve, me 12 pikë. Në grupin H, Leverkusen nuk toleron dhe mbetet skuadra perfekte. 6 ndeshje, 18 pikë për ekipin e Alonsos, që pret një biletë për në fazën tjetër, bashkë me Qarabag. Rennes dhe Villareal (grupi F), mbeten skuadra pretendente për kompeticionin.

Wd
Wd

Në Conference League u kualifikuan skuadra si PAOK, Frankfurt, Ludogorets, Fenerbahce, apo edhe Fiorentina. Sa i takon LegiasMuçit, polakët festojnë avancimin në këtë kompeticion, pasi kaluan 2-0 holandezët e Az Alkmaar.

 

Fwe

 

Golat, Roma:

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Roma feston me fitore në Europa League, humbje pa dramë për Liverpool, buzëqesh Legia e Muçit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook