VIDEO/ Ballkani dorëzohet në Zagreb, aventura e Conference League përfundon me disfatë

Ballkani përfundon aventurën në Conference League. Në ndeshjen e fundit të grupeve, humbja 3-0 ndaj Dinamos së Zagrebit në Stadion Maksimir (Zagreb), i rendit përfundimisht në vendin e fundit me vetëm 4 pikë.

Skuadra kroate e nisi takimin me shumë dëshirë, duke iu afruar golit që në minutën e nëntë. Jashanica e ekzagjëroi me mbajtjen e topin, me lojtarët e Dinamos së Zagrebit që pavarësisht rastit të artë, nuk e shfrytëzuan si duhet mundësinë. Dellova u shndërrua në hero, duke devijuar sferën. Skuadra e Ilir Dajës vuajti në 45 minutat e para, edhe në sulm. Ekipi nga Suhareka nuk goditi  asnjëherë portën e mbrojtur nga portieri Zagorac.

Në minutën e 3-të shtesë të fraksionit, një zbritje e shpejtë e djemve të Sergej Jakirovic nuk u finalizua me gol. Goditja e Gabriel Vidovic nuk pati forcën e duhur, e menjëhershme ishte përgjigja e portierit Enea Kolici.

Në pjesën e dytë, Ballkani u zgjua dhe insistoi për golin. Në minutën e 60-të, Enea Kolici vertetoi se ishte në një natë të mirë, pasi i mohoi kundërshtarit golin pas dy goditjeve të njëpasnjëshme.

Rezistenca mysafire ra në 20 minutat e fundit, teksa realizuan Peric dhe Pektovic(x2). Në këtë grup kualifikohen Plzen dhe Dinamo Zagreb, ndërsa Ballkani duhet të provojë përsëri vitin tjetër.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Ballkani dorëzohet në Zagreb, aventura e Conference League përfundon me disfatë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook