“Të fus gjuhën dhe…”, “S’dua ku*va”! Dalin SMS-të që pedofili nga Kavaja i çonte të miturës: Kur të putha, ti u nj…! Çlirohu nga ankthi, do përjetosh…

51

Një pedofil nga Kavaja është denoncuar mbrëmjen e sotme. 55-vjeçari kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Facebookut” me vajza të mitura 13-14 vjeçare duke u dërguar foto dhe video intime dhe me pas kërkonte takime me to.

Rasti është bërë publik në emisionin investigativ Fiks Fare. Gazetarët hapën një profil në “Facebook” dhe direkt pas dërgimit të ftesës, Artan Daiu i shkruan të miturës dhe i kërkon që të kenë një lidhje së bashku dhe pse ai është në moshën e babait të miturës, 55 vjeç.

Mesazhet që pedofili i nis një 14-vjeçareje janë perverse, që nga mënyra si kryhen marrëdhëniet seksuale, si do të bëjnë seks oral dhe çdo gjë tjetër.

Madje ai i dërgon foto dhe video të organit të tij gjenital në FB dhe i kërkon të miturës që edhe ajo t’i dërgojë organin e saj.

Pas disa ditë komunikimi në FB pedofili dhe bashkëpunëtorja e Fiksit lënë një takim. Takimi i parë zhvillohet ne Durrës. Për të qenë larg njerëzve dhe në qetësi i kërkon të ‘miturës’ të shkojnë në vende të fshehta. Vendin e zgjedh ai dhe kërkon ta takojë të miturën tek stacioni i trenit larg syve të njerëzve. Që në takimin e parë pedofili provon me vajzën duke i vjedhur një puthje edhe pse kjo e fundit refuzoi. Më pas në ndarje ai i kërkon që ta shoqërojë deri në shtëpi. Pas këmbënguljes së vajzës ai qëndron në Durrës. Por sërish vazhdon mesazhet drejt të miturës duke e pyetur edhe për puthjen që i dha, se përse e mitura deshi ta refuzonte, por mbi të gjitha interesohet nëse asaj i pëlqeu puthja. Por nuk është edhe aq delikat kur e di që flet vetëm me një 14 vjeçare, pasi më pas ai i shkruan “Ndjeve emocion kur të putha? Madje ti dje dhe u nj… poshtë, ndërrove dhe mbathjet“.

Por 55-vjeçari Artan Daiu nuk mjaftohet me kaq, ai i kërkon të miturës tjetër takim. Kësaj radhe ai udhëton drejt kryeqytetit. Bashkëpunëtorja e Fiksit i lë takim në një lulishte në Tiranë, vend mjaft i populluar. Pasi takohen pedofili i kërkon të largohen që aty në një vend më të qetë, pasi rreth e qartë ka shumë njerëz. Gjatë gjithë kohës ai rri si në gjemba duke para sesa afër i afroheshin njerëzit.

Madje shpesh herë i thotë dhe vajzës të ndërpresin muhabetin, pasi po kalojnë apo janë afruar njerëz. Aty pedofili fillon sërish t’i flasë në lidhje me seksin. I shpjegon arsyen se pse i dërgoi foto dhe video organin e tij seksual për ta përgatitur atë. Por mbi të gjitha në bisedën e tij më të miturën pedofili e vë theksin tek fshehtësia që duhet ta mbajnë lidhjen e tyre.

Njëkohësisht gazetarët e Fiksit që monitoronin situatën kishin njoftuar edhe policinë. Punonjësit e Komisariatit nr.2 ndërhyn duke e arrestuar në flagrancë në qendër të Tiranës në prani të gazetarëve dhe bashkëpunëtores./TCH

“Të fus gjuhën dhe…”, “S’dua ku*va”! Dalin SMS-të që pedofili nga Kavaja i çonte të miturës: Kur të putha, ti u nj…! Çlirohu nga ankthi, do përjetosh…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook