Xhirojnë miliona euro në të zezë, ngec projektligji i qeverisë për rikthimin e basteve sportive online

Xhirojnë miliona euro në të zezë, ngec projektligji i

Kur do të miratohet ligji për bastet dhe cilat janë kompanitë që do t’i marrin licencat? Këto janë pyetjet që prej muajsh nuk marrin një përgjigje konkrete nga ekzekutivi, pasi projektligji i qeverisë për rikthimin e basteve sportive online nuk po gjen ende dakordësi për t’i hapur rrugën miratimit në parlament.

Mirëpo, në këtë situatë ku gjithçka po zvarritet nga ligjvënësit, edhe grupet e interesit kanë filluar të heshtin, për një çështje që sigurisht do t’i vinte shumë në ndihmë sportit shqiptar. KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) dhe FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) kanë ngritur zërin prej muajsh, por tashmë po heshtin në mënyrë të pashpjegueshme.

Vetë presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, ka pranuar publikisht se bastet nuk janë mbyllur kurrë, por ato thjesht prej vitesh operojnë në të zezë. Mirëpo, çfarë e pengon qeverinë të miratojë legalizimin e basteve? Në këtë situatë përfitojnë vetëm ata që i kontrollojnë bastet në të zezë, sepse fitojnë miliona euro, shmangin taksat dhe natyrisht e nxjerrin qeverinë zbuluar.

Ndërkohë publikut vazhdojnë t’i shiten lajme për arrestimin e njerëzve të ndryshëm në çdo qytet të Shqipërinë që luajnë loto. U bë gati një vit që premtohet rikthimi i basteve në mënyrë të ligjshme, me një skemë që mund të minimizojë dëmet për të miturit dhe kryefamiljarët. Mirëpo, deri tani ka qenë thjesht propagandë.

Arsyeja kryesore përse duhen formalizuar bastet është rritja e burimeve financiare për mbështetjen për futbollin, basketbollin, volejbollin dhe çdo sport tjetër, i cili është jetik për sfidat sociale në vend. Kriza që ka kapluar prej kohësh klubet e futbollit do të minimizohej nëse një pjesë e të ardhurave të shtetit nga bastet, do të kalonin për llogari të federatave sportive. Janë disa miliarda lekë që u mungojnë financimeve për sportin, ndërsa buxheti i shtetit ka humbur rreth 5.5 miliardë lekë çdo vit që në momentin kur ky treg është 100 % informal.

Deputetët e mazhorancës nuk po gjejnë dakordësi për të miratuar në parlament ligjin për bastet dhe sipas tyre kjo vjen për shkak të mungesës së mekanizmave të kontrollit dhe problemeve me taksimin.

Nga ana tjetër, opozita e ka cilësuar si një ligj klientelist. Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi pak ditë më parë për ndryshimet e ligjit “Për lojërat e fatit”, që parashikon rikthimin e basteve online, pesë vite pasi qeveria “Rama” i mbylli ato me ligj.

Propozimi i parë lidhej me mënyrën e organizimit të garës, duke vendosur dhe një tarifë ekstra për kompanitë fituese të licencave për organizimin e këtyre lojërave. Ndërsa propozimi i dytë lidhej me ndërtimin e një sistemi, tek i cili do të lënë gjurmë të gjitha transaksionet që do të ndodhin në kompanitë e basteve sportive. /Panoramasport

Xhirojnë miliona euro në të zezë, ngec projektligji i qeverisë për rikthimin e basteve sportive online

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook