Legjionarët kuqezi, të shpërndarë kudo në Evropë, janë një realitet i bukur, protagonistë në ekipet e tyre respektive. Atalanta kaloi më tej në fazën me eliminim direk në Europa League, ku protagonist absolut ishte dhe Berat Gjimshiti, jo vetëm duke udhëhequr prapavijën, por dhe duke shënuar. Me Gjimshitin në Europa League vazhdojnë më tej edhe dy legjionarë të tjerë, Redon Xhixha me Karabakun e tij dhe Qazim Laçi me Spartën e Pragës.
Mesfushori kuqezi zbriti në fushë si titullar në sfidën e fundit kundër Aris, ku çekët siguruan një fitore 1-3 çka i dhuroi vendin e dytë në grup. Laçi dhuroi një asist të pastër në golin e tretë që hipotekoi kualifikimin. Më tej kaloi edhe Roma e Kumbullës, por qendërmbrojtësi kuqezi e ka shijoi nga infermieri këtë kualifikim, pritet të jetë në dispozicion të Mourinho-s në janar.
Në Conference League, protagonist absolut ishte Ernest Muçi. Ylli kuqezi udhëhoqi Legian e Varshavës drejt një kualifikimi shumë të rëndësishëm. Sulmuesi i Kombëtares zhvilloi një fazë grupesh perfekte duke realizuar 3 gola, të tre kundër Aston Villa-s.
()