Shifra marramendëse! Harrojeni Mesin e Ronaldon, 44-vjeçari Tom Bredi nënshkruan për 375 milionë dollarë!

Tom Bredi ka hedhur firmën në kontratën e tij të re duke u siguruar se do të përfitojë shifra marramendëse të paktën edhe një dekadë… pasi të jetë larguar nga fusha e lojës. Ylli i NFL, i cili vendosi të kthehej nga “pensioni” në moshën 44-vjeçare për të tentuar një tjetër titull kampion me Tampa Bej, ka nënshkruar një kontratë shumë të veçantë.

6,w=993,q=high,c=0.bild

Gjiganti i transmetimeve televizive, FOX Sports, ka bërë të ditur se ka nënshkruar me Bredin duke e kthyer atë në ekspertin e saj për NFL-në, pasi ai të mbyllë karrierën e tij në fushën e lojës. Bredi, i cili ka fituar 7 tituj kampion në NFL, ka firmosur një marrëveshje ekskluzive për 10 vite, me një shifër marramendëse që vështirë se përfitohen nga sportistët aktualë, në çdo lloj sporti.

Kontrata e tij si ekspert në TV për 10 vite është 375 milionë dollarë dhe padyshim e bën atë më të paguarin edhe sa u përket opinionistëve sportivë në botë. Një shifër e jashtëzakonshme kur mendon se gjatë gjithë karrierës së tij shumë të suksesshme si sportist në 23 vite, Bredi ka fituar “vetëm” 317 milionë dollarë.

Arena e Lajmit


Shifra marramendëse! Harrojeni Mesin e Ronaldon, 44-vjeçari Tom Bredi nënshkruan për 375 milionë dollarë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook