“Isha për një çështje që s’lidhet me mua”, Haki Çako flet pasi u pyet një orë në SPAK. Dyshohet se u pyet për Rindërtimin

"Isha për një çështje që s'lidhet me

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar për gati 1 orë.

Në një prononcim për median pasi doli nga ambientet e SPAK Çako u shpreh se ishte thirrur në cilësinë e personit që kishte dijeni për hetimet, por u rezervua të jepte më shumë.

“Isha  në cilësinë e detyrës që kam për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë por jo personalisht as për mua, as pozicionin tim” tha Çako.

Burimet mediatike bënë me dije se Haki Çako dyshohet të jetë thirrur në kuadër të një dosje hetimore që ka të bëjë me Rindërtimin për të cilin janë marrë në pyetje dhe persona të tjerë.

“Isha për një çështje që s’lidhet me mua”, Haki Çako flet pasi u pyet një orë në SPAK. Dyshohet se u pyet për Rindërtimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook