Nuk është për t’u habitur që çdo objekt i përdorur nga Lionel Messi në karrierën e tij rivlerësohet me çdo minutë që kalon, derisa praktikisht të bëhet një relike e denjë për t’u ekspozuar në një muze.
Ky është rasti i gjashtë prej fanellave që argjentinasi ka veshur në Botërorin e Katarit, të cilat janë shitur këtë të enjte për 7.8 milionë dollarë në Neë York. Fanellat e tetë herë fituesit të “Topit të Artë” janë nxjerrë në ankand nga shtëpia njujorkeze “Sotheby’s” për një shumë pak mbi 7 milionë euro.
Një shifër e tepruar, por e arsyeshme, duke marrë parasysh që shorti special përfshinte fanellat e veshura nga Messi në rrugën e tij drejt kurorës së Kupës së Botës, që e shpalli atë si më të mirën në histori; edhe pse nuk ishte në gjendje të mposhtte rekordin ekzistues në ankandet e koleksioneve të veshjeve sportive.
Kjo shumë rekord për një fanellë të veshur nga një sportist i përket ikonës Michael Jordan. Fanellat e tij të finaleve të NBA më 1998 u shitën për 10.1 milionë dollarë dhe mbeten të paarritshme në renditjen e veçantë të këtyre ankandeve. Nëse Messi nuk mundi ta mposhtte legjendën e NBA, duket e vështirë për dikë tjetër që ta bëjë këtë.
()