Shtesë page për punën larg vendbanimit, ja sa do të përfitojnë punonjësit e AMP

Shtesë page për punën larg vendbanimit, ja sa do të

Punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do të përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit në rastet kur transferohen apo emërohen në një detyrë larg vendbanimit të tyre. Në varësi të distancës me shtëpinë dhe vendin e punës, shtesa varion nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë në muaj.

Referuar vendimit, përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të Agjencisë, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin që përkon me juridiksionin e njësisë strukturore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku punonjësi është caktuar. Po ashtu, vendimi përcakton se kur punonjësi i Agjencisë transferohet, bashkëshortja ka të drejtë të përfitojë një pagë mujore, në rast se nuk mund të punësohet në atë zonë.

Paga mujore përfitohet deri në datën e punësimit të bashkëshortit, por jo më shumë se 15 vite. Paga mujore është në masën 100 % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por, në çdo rast, jo më shumë se 150% të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Shtesë page për punën larg vendbanimit, ja sa do të përfitojnë punonjësit e AMP

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook