Këngëtarja Linda Halimi ka zbuluar në Big Brother VIP Kosova disa nga detajet më personale.
Në një bisedë me Shqipen në dhomën e gjumit, Linda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj, Davon Edwards, duke e përshkruar si mbështetjen më të madhe në jetën e saj.
“Është njeriu që më ka mbështetur më së shumti në jetë. Krejt bota ka qenë kundër meje, ai më tha ‘Nuk të lë vetëm kurrë’”, rrëfeu këngëtarja duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në dhomë.
Duke vazhduar rrëfimin e saj, Linda tha: “I nënshtrohem me dëshirën, respektin edhe dashurinë më të madhe”.
Nga martesa e Lindës me Davon, fryt i dashurisë së tyre është vajza, Kaiman, 6 vjeçe.