Kërkesa është rritur në qiell vitet e fundit midis manjatëve për strehime luksoze që do t’i shpëtojnë ata dhe familjet e tyre nëse… ndodh fundi i botës! Wired, shkruan se Mark Zuckerberg po ndërton një kompleks superluksoz prej 100 milionë dollarësh në Hawaii, i cili, ndër të tjera, do të shfaqë një strehë nëntokësore të pavarur nga energjia dhe vetë-mjaftueshme për ushqim.
Ndërtimi i kompleksit, sipas mediave amerikane, është duke u zhvilluar dhe kur të përfundojë, pritet të jetë një nga projektet e ndërtimit privat më të shtrenjtë në historinë moderne.
Tuneli nëntokësor dhe arratisja.
Brenda kompleksit më të avancuar dhe të pasur, i cili ndodhet në ishullin Hawaii, do të ketë më shumë se një duzinë ndërtesa me dy pallate qendrore të lidhura me një tunel nëntokësor që të çon në strehën prej 5000 metrash katrorë dhe gjithashtu do të të jetë një vend shpëtimi i arritshëm nga shkallët.
Të paktën 30 dhoma gjumi dhe 30 banja, do të përbëjnë kompleksin luksoz që do të lidhen gjithashtu me njëra-tjetrën me ura me litar.
Derë kundër shpërthimit
Sipas Wired, streha nëntokësore do të ketë gjithashtu një derë betoni dhe çeliku shumë “rezistente ndaj shpërthimit”.
Hyrja dhe dalja nga kompleksi nuk është aspak një detyrë e lehtë. Shumica e dyerve qendrore kanë sisteme sigurie të koduara. Të gjitha dhomat janë të izoluara nga zëri, ndërsa biblioteka ka një derë të fshehtë.
Kamerat e sigurisë do të jenë në çdo cep të kompleksit, ndërsa rreth tij ka një mur prej gjashtë metrash të lartë.
Sipas burimeve të Wired, një rezervuar uji – 16,5 metra në diametër dhe 5,4 metra i lartë së bashku me një sistem pompimi do të instalohet në pronën prej 1400 hektarësh, ku objektet blegtorale dhe bujqësore janë burimi ushqimor.