Kontrolli i SPAK në banesën e Elton Qynos, avokati: Prokuroria ka detyrë të ruajë sekretin hetimor, jo gazetari

Avokati Redi Ramaj i ftuar në studion e News24 ka komentuar kontrollin e ushtruar nga SPAK në banesën e gazetarit Elton Qyno duke thënë se ky rast është shqetësues dhe se trajtimi që i bëhet gazetarit nga çdo lloj prokurorie e Shqipërisë duhet të jetë në përputhje me kodin e procedurës penale dhe me ligjin duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Sipas tij duhet të merret në konsideratë profesioni i gazetarit në këtë rast, i cili sipas tij duhet të bëjë publike informacionet për qytetarët.

Ai shtoi se është detyra e Prokurorisë të ruajë sekretin hetimor dhe jo e gazetarit.

“Mendoj se është shqetësuese, në asnjë rast trajtimi që i bëhet gazetarit nga çdo lloj prokurorie e Shqipërisë duhet të jetë në përputhje me kodin e procedurës penale dhe me ligjin duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Këto garanci duhet të respektohen, por duhet të merret në konsideratë edhe profesioni i tij. Interesi ynë si qytetarë është që çdo ngjarje e rëndë të bëhet publike sepse interesi qytetar është të dijë kë do votojë nesër.

Prokuroria ka detyrë të ruajë sekretin hetimor, nuk është detyra e gazetarit. Në këtë moment që flasim prokuroria duhet të ruajë përgjimet dhe të dhënat e hetimit, ndërsa gazetari ka detyrë të publikojë informacionin që i bie në dorë. Mënyra e trajtimit të gazetarit nga prokuroria është e gabuar, duhet të kishte një qasje tjetër”, u shpreh ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

Kontrolli i SPAK në banesën e Elton Qynos, avokati: Prokuroria ka detyrë të ruajë sekretin hetimor, jo gazetari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook