Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohen për vjedhjen e dy banesave. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasi me inicialet Xh. L., 24 vjeç dhe një 17-vjeçar.
NJOFTIMI I POLICISE
Vodhën në banesat e 2 qytetarëve, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve, për 2 raste vjedhjesh, në muajt tetor dhe dhjetor, 2023, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasve Xh. L., 24 vjeç dhe të një 17-vjeçari.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në 2 banesa në qytetin e Gjirokastrës, një shumë parash dhe disa vegla pune.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.