Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë shkallën e vërtetë të ajsbergut më të madh në botë, të emërtuar “A23a”.
Matjet satelitore tregojnë se blloku i ngrirë ka një trashësi mesatare më shumë se 280 m. Sipërfaqja e tij arrin në 3,900 km katror dhe kjo jep një vëllim përafërsisht 1,100 km kub dhe një masë prej një trilion tonë.
Ajsbergu, i cili u shkëput nga bregu i Antarktidës në vitin 1986, është gati të largohet nga Kontinenti i Bardhë, raporton BBC.
Matjet e “A23a” vijnë nga misioni “CryoSat-2” i Agjencisë Evropiane të Hapësirës. Satelitët, të cilët matin distancën nga sipërfaqja e ajsbergut dhe sipërfaqja e detit, lejojnë monitorimin e trashësisë së ajsbergut nga hapësira.
Dr. Anne Braakmann-Folgmann, nga Universiteti Tromsø i Norvegjisë, tha për BBC News se satelitët na mundësojnë të shikojmë shkrirjen e ajsbergut, ndërsa ai lëviz në ujërat e ngrohta të oqeanit dhe së bashku me njohuritë e topografisë, ne e dimë se ku do të “ulet” një ajsberg ose kur është shkrirë mjaftueshëm për t’u shkëputur.
Ajsbergu thuhet se doli në sipërfaqe nga një shpërthim masiv në detin Weddell, për t’u bërë një “ishull akulli” për më shumë se tre dekada.
Të dhënat e “CryoSat-2” tani mund të shpjegojnë se ajsbergu nuk është një bllok akulli uniform, por disa pjesë janë më të trasha se të tjerat.
Gjithashtu, Dr Andy Ridout, nga “Qendra e Këshillit të Kërkimit të Mjedisit Natyror për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar”, tha se “A23a” tani ka arritur në majë të Antarktikut. Shkencëtarët po e ndjekin me interes ecurinë e tij.
Arena e Lajmit