Vrasja e Arben Lleshit, Klodiana Lala tregon detaje: Pas krimit, Sokol Mjacaj kërcënoi gardianët, bllokoi rrugën e kalimit për familjarët e të dënuarve

Vrasja e Arben Lleshit, Klodiana Lala tregon detaje: Pas krimit, Sokol Mjacaj

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ekzekutoi të burgosurin Arben Leshi brenda qelisë së tij.

“E ka thirrur në emër për t’u siguruar se ishte Arben Lleshi dhe në momentin që iu është përgjigjur, Sokol Mjacaj ka qëlluar me pesë herë me armën e tij tip pistoletë. Tre plumba e kanë kapur Arben Lleshin në trup duke e plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë Indrit Shaqja është plagosur me vetëm një plumb. Pas kësaj ngjarje, Sokol Mjacaj ka kërcënuar gardianët dhe të dënuarit e tjerë të cilët kanë tentuar ta sulmojnë për shkak të krimit që kishte kryer.

Ai ka hyrë në një nga qelitë duke bllokuar rrugën e kalimit të familjarëve të të dënuarve të cilët në atë orar ndodheshin në takim duke krijuar një situatë të paprecedentë dhe të rëndë, tension e frikë.

Pas disa orësh kontakti dhe negociatash me drejtuesit e burgut, por ka pritur edhe ardhjen e RENEA, forcave të policisë dhe zyrtarëve të prokurorisë e më pas është vetëdorëzuar”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Vrasja e Arben Lleshit, Klodiana Lala tregon detaje: Pas krimit, Sokol Mjacaj kërcënoi gardianët, bllokoi rrugën e kalimit për familjarët e të dënuarve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook