Zgjedhjet parlamentare në Serbi/ Presidenti Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë në votime

TIRANE

Presidenti Bajram Begaj i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të votojnë ditën e diel në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka deklaruar se zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Sipas Begajt vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve mund të arrihen këto të drejta.

“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.
Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.
Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm.”-shkruan presidenti Begaj në Facebook

Arena e Lajmit

Zgjedhjet parlamentare në Serbi/ Presidenti Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë në votime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook