Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia shoqëron katër të afërm të Agim Hoxhës

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia shoqëron

Viktima Arben Lleshi i cili u ekzekutua dje nga Sokol Mjacaj brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, vuante dënimin me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të ndodhur në vitin 2012.

Ai u kap në Angli dhe më pas u ekstradua në Shqipëri ku u dënua me burgim të përjetshëm. Në pranga ra edhe vëllai i tij, i cili e kishte ndihmuar në djegien e trupit të Agim Hoxhës dhe zhdukjes së provave. Pas kësaj vazhdoi saga e vrasjeve dhe rrëmbimeve në fisin Lleshi.

Duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme, ku Mjacaj ka dyshime se ishte kontaktuar dhe paguar nga persona të tretë për të eliminuar Lleshin, policia e Tiranës ndaloi në kryeqytet 4 anëtarë të familjes Hoxha.

Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ajo pohoi se janë shoqëruar 4 persona, të moshës 20-25 vjeç dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë celularët e tyre, nëse kanë pasur kontakte apo biseda të dyshimta, që lidheshin me Sokol Mjacajn.

Po ashtu po hetohen dhe persona të tjerë. Mjacaj ka qenë kontradiktor në dëshminë e tij, ndërsa ka dyshime të forta se ai ka vrarë Lleshin, si porosi për persona të tretë për motive gjakmarrje.

Lidhur me rastin në fjalë do të merret në pyetje dhe dy familjarët e Mjacajt, që kanë pasur rreth 2 muaj më parë një takim me të në burgun e Peqinit. Ndërkohë që mbetet ende e paqartë se si e futi armën në burg Mjacaj.

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia shoqëron katër të afërm të Agim Hoxhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook