Berisha: Beleri nuk është çështje e Greqisë, ta lënë të betohet dhe nëse dënohet t’ia marrin mandatin

Berisha: Beleri nuk është çështje e Greqisë, ta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia.

Berisha tha se Beleri pati peshën e tij, por shtoi se nuk është çështje e Greqisë.

“Beteja është frymëzuese për PD, solli një sensibilizim të opinionit botëror ndër më të mëdhatë në përvojën time 32-vjeçare.

Është shtuar një pyetje dhe brenda dhe jashtë, pse këta deputetë mbetën të pashoqëruar nga protesta e qytetarëve? Arsyetimi është se kemi qenë ne që nuk kemi thirr, sepse ashtu e vlerësuam. E vlerësuam të bëjmë maksimumin dhe ia dolëm. Ne asgjësuam parlamentin monist. Kjo në mënyrën më të merituar, kjo bëri që këshilli i ministrave të BE të përcaktojë pikë të parë dialogun politik.

Sigurisht çështja Beleri kishte peshën e vetë. Nuk është çështje e Greqisë. Është një mashtrim fund e krye e mafiozit Edi Rama. Çfarë po kërkon Mitsotakis?

Po kërkon që të trajtohet Fredi Beleri njësoj si dy tre shqiptarë që kanë bërë betimin nga burgu. Kanë bërë betimin se në ligjet e Shqipërisë, ai që nuk është i dënuar është i pafajshëm. Nëse ti zotëri pretendon se Beleri ka bërë krim, ta bëjë betimin, dhe kur të dënohet bëja mandatin. Beleri thotë se jam anëtar pakice, çfarë mëkati është ky? Nuk mund të pranojmë një bllokim të tillë”, tha Berisha.

Berisha: Beleri nuk është çështje e Greqisë, ta lënë të betohet dhe nëse dënohet t’ia marrin mandatin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook