‘Kushtetuesja’ pezulloi marrëveshjen me Italinë për refugjatët, Rama: Provë se që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri!

‘Kushtetuesja’ pezulloi marrëveshjen me Italinë për

“Gjykata Kushtetuese ka kryer detyrën e saj, sepse sipas Kushtetutës është automatike pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë përpara ratifikimit në Parlament. Është provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri”, kështu tha kryeministri Edi Rama në festivalin Atreju në Itali, ku ka folur për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

“Kam besim sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por besoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo”, tha më tej Rama.

Në lidhje me marrëveshjen me emigrantët, kreu i qeverisë është shprehur se nuk do të pranojë kërkesa nga vende të tjera europiane.

Nuk do të pranoja kërkesa të tjera nga vendet evropiane, kemi pasur nga vendet e tjera të BE-së, por kemi thënë jo” shtoi kryeministri shqiptar, pa i bërë të ditur emrat e shteteve.

Rama theksoi se janë “shtete kushërinj dhe jo vende simotra si Italia”.

“Ka një ndryshim: nëse bëjmë një marrëveshje me një vend si Italia, e bëjmë si një përpjekje të përbashkët, jo sikur të ishim një vend jashtë të cilit do ta transferonim problemin. Ajo që po bën Italia nuk është ta transferojë problemin, por të përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugë duke u marrë me vetë problemin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli dhe më gjerë për marrëveshjen, duke thënë se nuk duhet të habitemi kur ka marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë.

Më duket se është bërë një zhurmë joproporcionale për historinë. Për mendimin tim është një marrëveshje shumë e natyrshme mes dy vendeve me emra të ndryshëm, por që unë e shoh si dy pjesë të të njëjtit popull.

Për ne, Italia ka qenë gjithmonë pjesë e jona, mjafton mbështetja e Romës pas izolimit komunist, për të kuptuar se askush nuk duhet të habitet kur ne bëjmë marrëveshje të përbashkëta të kuptuarit të gjërave dhe të përfitimit të përbashkët.

Për ne është gjithmonë nder të japim dorën kur na kërkon Italia dhe do të jetë gjithmonë një privilegj të përshkruajmë veten si një mik i veçantë i Italisë.

Të thuash se marrëveshja për emigrantët me Italinë “është zgjidhja” do të ishte pretencioze, mbase nuk është, por është një përpjekje për të gjetur zgjidhje ku duket qartë se BE-ja nuk mund të kuptojë njëri-tjetrin

Më duket se Giorgia (Meloni) po bën diçka të rëndësishme, duke kaluar nga sovranizmi kombëtar në kërkimin e sovranizmit evropian, në kuptimin që Evropa duhet të zgjohet dhe të kuptojë se si të lëvizë për brezat e ardhshëm”, tha Rama.

‘Kushtetuesja’ pezulloi marrëveshjen me Italinë për refugjatët, Rama: Provë se që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook