Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Itali, u pyet nga gazetari Andrea Malaguti (drejtor i “La Stampa”), sesi ndihej që Këshilli i Europës hapi negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE para Shqipërisë.
Rama tha se koncepti i derës është relativ, ndërsa shtoi se sido që të jetë Shqipëria është brenda shtëpisë së BE-së, ndërsa vendet anëtare ndodhen të mbyllur në një dhomë.
“Jam shumë i bindur nëse Europa nuk ndryshon, nuk ndryshon me shpejtësi të konsiderueshme, do të jetë humbësja më e madhe e kësaj periudhe historike”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare.
“Para së gjithash, koncept i derës është relativ. Sido që të jetë ne jemi brenda, ata (vendet e BE) janë të mbyllur në një dhomë.
Nga ana tjetër, kjo marrëveshje ma ka bërë të ndihem si në shtëpi dhe ju gazetarët jeni tamam si vëllezër të gazetarëve shqiptarë. Nxirrni fraza të pabesueshme.
Për t’ju qetësuar ne i kemi çelur negociatat dhe po ecim përpara, nuk kemi një problem që e kishim më parë sepse ishim marrë paksa peng.
Jam shumë i bindur nëse Europa nuk ndryshon, nuk ndryshon me shpejtësi të konsiderueshme, do të jetë humbësja më e madhe e kësaj periudhe historike”, tha Rama.