Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, jepet masa për 3 mbikëqyrës të kontejnerëve dhe policin kufitar

Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, jepet masa për 3

Mesditën e kësaj të shtune është zhvilluar seanca gjyqësore për të caktuar masën e sigurisë në ngarkim të 3 punonjësve të portit lidhur me plotësimin fiktiv të dokumenteve për kalim mallrash.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj vendosi arrest me burg për 2 doganierët, Denis Musaj dhe Egnis Gojani dhe për efektivin e policisë, Adelino Vila, si dhe arrest shtëpie për punonjësen civile, Alketa Kollçaku. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një kontejner me banane që shkoi deri në Shkozet dhe e detyruan të kthehej në port.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontejnerëve që transportonin mallra të kontrabanduara”, njoftoi policia.

 

Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, jepet masa për 3 mbikëqyrës të kontejnerëve dhe policin kufitar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook