+5 nga Partizani ndjekës, Egnatia kryesuese thyen Dinamon në “Niko Dovana”

Pas barazimit me Teutën, Egnatia kryesuese mundi 1-2 Dinamon, në sfidën e kampionatit të mbajtur në  “Niko Dovana”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i minutës së 18-të. Zejnullai zhbllokoi llogaritë, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Rrogozhina.

Dinamovitët  arritën të vendosnin ekuilibrat në minutën e 67-të, me Zabërgjën. Gëzimi  ishte i përkohshëm, pasi Egnatia riktheu sërish epërsinë 10 minuta nga fundi.  Lojtari nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, pas asistit të Mëllugjës, dërgoi topin mbrapa shpinës së Salit.

Me këtë rezultat, Egnatia vazhdon të kryesojë kampionatin me 37 pikë, duke thelluar distancën në +5 nga ndjekësit e Partizanit. Ndeshja e radhës është ndaj Tiranës, në shtëpi. Në krahun tjetër, Dinamo e vendit të gjashtë (19 pikë) do të përballet me Teutën në transfertë. Kjo ishte ndeshja e fundit për sot në kampionatin shqiptar.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook