Barcelona zhgënjen sërish. Fillimisht humbja me Gironën dhe tani barazimi 1-1 me Valencian bën që pretendentët kryesor për titullin në La Liga të renditen në vendin e 3-të me 35 pikë.
Në pjesën e parë, skuadrat krijuan raste, Barça godit 3 herë portën kundërshtare. Mysafirët festuan në minutën e 55-të me golin e Joao Felix. Në minutën e 58-të, po Felix iu afrua golit të sigurisë, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traversë. Në të 67-tën, edhe Raphinha provoi të dyfishojë llogaritë, e menjëhershme përgjigja e Giorgi Mamardashvili!
Portieri i katalanasve, Inaki Pena nuk mund të bënte asgjë 20 minuta para fundit, kur një goditje e Hugo Guillamon përfundoi në rrjetë. Skuadra e Xavit tentoi me qarkullim dehës të topit të bëjë diçka, gjithsesi vendasit nga Valencia ishin të vendosur mirë në prapavijë. Kështu, Valencia-Barcelona u mbyll 1-1 dhe trajnerët respektivë shtrënguan duart në fund.
(J.S/)