“Një shigjetë që vlen tre pikë”, mediat “nderojnë” Ramadanin. Ylli kuqezi sfidon edhe Italinë: Shpresoj të bëj mirë në Evropian (VIDEO)

Ylber Ramadani është pa diskutim një nga zbulimet e këtij sezoni në Serie A, një titullar absolut te Lecce, i pa prekshëm edhe në sytë e Sylvinho-s. Mesfushori kuqezi e dërgoi paraqitjen e tij në një tjetër nivel përballë Forsinones teksa nxori në pah një tjetër karakteristikë të tij, atë të “bomberit”. Në një kohë kur ndeshje ishte 1-1, deri në minutën e 89-të, Ramadani me një predhë nga distanca realizoi një super gol duke i dhuruar ekipit të tij një tre pikësh të artë, një gol me dedikim që në fund i dhuroi edhe statusin e lojtarit të ndeshjes, futbollisti me notën më të lartë në radhët e Lecce-s:

Ndeshje e vështirë deri në minutën e 89-të kur kontrollon topin dhe më pas lëshon një shigjetë që vlen tre pikë, nota 7 për Ramadanit”, shkruajnë mediat italiane:

Ramadani Nota
Ramadani Nota

“Këtë gol ia dedikojë pikësëpari bashkëshortes time pasi po presim një djalë, më pas ja dedikoj këtyre njerëzve që më kanë ndihmuar që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Janë tre pikë të rëndësishme kundër një rivali direkt. Tani jam i përqendruar te ky sezon, më pas do të jetë Evropiani kundër Italisë, kam dëshirë të bëjë mirë”, u shpreh ndër të tjera Ramadani.

()

Arena e Lajmit

“Një shigjetë që vlen tre pikë”, mediat “nderojnë” Ramadanin. Ylli kuqezi sfidon edhe Italinë: Shpresoj të bëj mirë në Evropian (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook