Atentat shqiptarit në Itali, dyshohet për larje hesapesh

Atentat shqiptarit në Itali, dyshohet për larje hesapesh

Një seri të shtënash u dëgjuan rreth orës 23.00 të së shtunës në qytezën e qetë të Santernos në afërsi të Ravenës në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi përpara një lokali të zonës. Shënjestra ishte një 47-vjeçar shqiptar që ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë plagë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, por konfirmohet se ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën. Autori thuhet se ishte një person që më pas u largua në këmbë. Nga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitarë dhe është e paqartë nëse lokali ka qenë i hapur në atë orë.

Nisur nga plagët e marra në pjesën e këmbëve dyshohet se autori ka dashur t’i japë një “mësim” shqiptarit dhe nuk ka dashur që ta vrasë. Në pyetje është marrë pronari i lokalit dhe disa persona të tjerë. Policia është duke këqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk është arrë ende në pyetje, pasi pritet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

Atentat shqiptarit në Itali, dyshohet për larje hesapesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook