Johnny Depp padyshim është emri më i përfolur për momentin.
Gjyqi i famshëm me ish-partneren Amber Heard, i cili zgjati për afro një muaj nxorri në pah jetën e trazuar personale të aktorit. Për gati shtatë seanca radhazi, dyshja e aktorëve u përballën me njëri-tjetrin, por gjithçka mbaroi një javë më parë në favor të yllit të “Pirates of the Caribbean”.
Sot aktori hollivudian feston ditëlindjen e tij dhe mbush plotë 59-vjeç. Edhe në këtë moshë ai konsiderohet si një person mjaft joshës në Hollywood. Depp gjatë gjithë jetës së tij është shoqëruar me femra të bukura, ku është martuar dy herë dhe tri fejesa i kanë dështuar. Si në rastin e Amber Heard në përgjithësi jeta e tij personale ka qenë e ngatërruar.
Emri i Johnny Depp bën pjesë edhe në librin Guinness, si aktori më i paguar ndonjëherë.