Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest në burg për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e ndaluar

Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest

Prokuroria e Elbasanit mësohet se ka kërkuar masën e arrestit në burg për Sokol Mjacajn dhe për 12 zyrtarët e IEVP Peqin të ndaluar, pas ngjarjes së rënë më 15 drejtor, ku Mjacaj vrau me armë zjarri në qelinë e tij të burgosurin, Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Bëhet me dije se sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë, u ngritën dyshime edhe mbi zinxhirin komandues të këtij institucioni, dhe u ndaluan 12 persona.

Mes të ndaluarve janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe 3 shefa policie në këtë IEVP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Të ndaluarit:

K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

Erjon Çela, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest në burg për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e ndaluar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook