”Abissnet Superiore” për vajza / Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen, Apolonia mund Partizanin

Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza ka mbyllur javën e nëntë me sfidën e fundit të luajtur në Fier mes Apolonisë dhe Partizanit. Ky ishte dhe takimi më interesant i javës që u fitua nga fieraket 2-1. Falë kësaj fitoreje Apolonia ngjitet në vendin e tretë.

Në sfidat e tjera, Tirana mundi me rezultatin e thellë 13-0 Teutën duke vijuar me ecurinë e rezultateve pozitive. Tani vajzat bardheblu renditen në vendin e parë falë golavarazhit më të mirë se Vllaznia. Shkodranet këtë javë triumfuan 4-0 ndaj vajzave të Kinostudios.

Lushnja regjistroi fitoren e parë të sezonit pasi arriti të fitoj ndaj Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0.
Në javën e nëntë u regjistruan vetëm një barazim në sfidën Laçi – Gramshi e cila përfundoi 2-2.

Java e nëntë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza: 

Teuta – Tirana 0-13

Laçi – Gramshi 2-2

Kinostudio – Vllaznia 0-4

Lushnja – Skënderbeu 1-0

Apolonia – Partizani 2-1

Arena e Lajmit

”Abissnet Superiore” për vajza / Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen, Apolonia mund Partizanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook