Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen sot në Shkodër, ku një person është qëlluar 4 herë me armë zjarri.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për se autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës.
Mësohet se policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar 4 herë me pistoletë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.