Plagoset me armë zjarri një person, policia vihet në ndjekje të autorit

Plagoset me armë zjarri një person, policia vihet në ndjekje

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë paradites së sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, tek zona e këmbimit valutor.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit. Ndaj tij është qëlluar katër herë.

Autori dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe pasi ka qëlluar është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-degës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Po ashtu “blutë” janë vënë në ndjekje të autorit.

Plagoset me armë zjarri një person, policia vihet në ndjekje të autorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook