“Uragani” Kane, anglezi nuk di të ndalet, kap kuotën e 20 golave (VIDEO)

“Uragani” Kane nuk di të ndalet, “rrafshon” edhe Shtutgard duke udhëhequr Bayern Munich në suksesin e radhës në Bundesligë. Gjigandët gjerman siguruan një fitore të pastër 3-0, ku “bomberi” anglez realizoi një “dopietë” golash. Kapitenit të “tre luanëve” i mjaftuan dy minuta lojë për të kaluar Bayern në avantazh. VAR i anuloi vendasve dy gola brenda pjesës së parë, Kim dhe Myler, por me fillimin e pjesës së dytë askush nuk arriti të ndale Kane që realizoi golin e  dytë personal dhe të dytin për Bayern Munich. Për të mbyllur llogaritë me Shtutgart mendoi Kim në minutën e 63-të duke sigluar shifrat në 3-0:

“Jam shumë i kënaqur, kjo ishte një fitore e merituar kundër një rivali me kualitet”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes. Me këtë “dopietë”, Harry Kane shkon në kuotën e 20 golave në Bundesligë, shifra të jashtëzakonshme, por anglezi në reagimin e tij pas këtij suksesi vlerësoi lojën e ekipit: “Kjo ishte mbase paraqitja më e mirë e sezonit. Ne dëshironim të tregonim dominimin tonë, kishim intensitet të lartë, të gjithë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer”, u shpreh Kane.

Fiton Bayern Munich, por Lerverkusen nuk di të ndalet. “Aspirinat” thyen Frankfurt me rezultatin e pastër 3-0 duke udhëhequr të qetë Bundesligën në kuotën e 39 pikëve, 4 më shumë se sa Bayern, por me një ndeshje më shumë.

()

Arena e Lajmit

“Uragani” Kane, anglezi nuk di të ndalet, kap kuotën e 20 golave (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook