Futbolli evropian, “bigët” e kontinentit të vjetër, janë sy e veshë nga shorti, të gjithë “kryqëzojnë gishtat” për të pasur rival komod në fazën e 1/8.
Në çdo rast, shorti i Champions League premton spektakël, premton përballje të forta, kjo edhe për faktin që disa ekipet të rëndësishme ndodhen në vazon e dytë, ekipi si PSG, Inter e Napoli.
Në vazon e parë bëjnë pjesë të gjitha ato skuadra që e mbyllën grupin në vendin e parë, të cilat janë: Bajern Mynih, Arsenal, real Madrid, Real Sociedad, Atletiko Madrid, Dortmund, Man. Siti dhe Barcelona.
Në vazon e dytë janë: Kopenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lacio, PSG, Lajpcig dhe Porto.
Skuadrat që bënin pjesë në të njëjtin grup nuk do të mund të përballen sërish në këtë fazë.
Takimet e para e këtij raundi do të luhen në datat 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa duelet e kthimit janë parashikuar në datat 2/6 mars dhe 12/13 mars.
Vijon…