Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve për mandatin e Berishës. Avokati të ish-kryeministrit kërkon pezullimin e mbledhjes. PS e rrëzon

Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve. Teksa jashtë Kryesisë së Kuvendit po mbahet një protestë, me organizatore opozitën, mbledhja e Këshillit nisi në orarin zyrtar, për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këtij të fundit i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në mbledhje janë të pranishëm dhe prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndërkohë që nga opozita merr pjesë vetëm deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, teksa deputetët e tjerë të opozitës, mungojnë.

Diskutimet

Gjokutaj (avokati i Berishës): Kemi një kërkesë paraprake. Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush. Sikurse ne do të provojmë me provat që kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14 dhjetor nga ⅕ e deputetëve për interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, përsa i takon çështjes së heqjes apo kufizimit të imunitetit të deputetit në çdo kohë, pa e kërkuar dhe pa e marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Kjo çështje ka filluar në muajin tetor dhe masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar direkt GJKKO-së. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance. 

Gjokutaj (avokati i Berishës): Kemi një kërkesë paraprake. Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush. Sikurse ne do të provojmë me provat që kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14 dhjetor nga ⅕ e deputetëve për interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, përsa i takon çështjes së heqjes apo kufizimit të imunitetit të deputetit në çdo kohë, pa e kërkuar dhe pa e marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Kjo çështje ka filluar në muajin tetor dhe masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar direkt GJKKO-së. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance. Ekziston mundësia që ju të jepni autorizimin dhe Kushtetuesja të mos e pranojë këtë vendimmarje dhe vjen një përplasje e madhe. Ne mendojmë se duhet ta pezulloni këtë seancë derisa Kushtetuesja të vendosë në lidhje me këtë kërkesë. Ftoj edhe Porokurinë të jetë dakord me kërkesën tonë. 

Lindita Nikolla: Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seance. As ju nuk parashtruar asnjë dispozitë. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar ende prokurorët. Mendoj se duhet të vijojmë me seancën. 

Enkelejd Alibeaj: Ju nuk duhet të nguteni të merrni një vendim që i takon gjithë Këshillit. Duke qenë se është kërkesë paraprake, e udhës është që të trajtohet me respektin maksimal. Kam një pyetje për avokatin: kuptoj që ju kërkoni të pezullohet ose shtyhet kjo seancë meqë është paraqitur një kërkesë në Kushtetuese. Kërkesa e paraqitur nga deputetët ka për objekt të vetin pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën e SPAK për këtë çështje, apo i përket vendimeve të mara nga gjykata më parë. 

Gjokutaj: Ky komision duhet ta shtyjë derisa të shprehet Kushtetuesja. Ju duhet të shpreheni me një vendim të anëtarëve nëse e pranoni kërkesën tonë. Nëse ju e rrëzoni shpejt, deri pasdite do të bindeni që kemi të drejtë. 

Bledi Cuçi: Nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju e shprehët vetë që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Po shoh kërkesën tuaj që keni bërë në Kushtetuese dhe këtu nuk kërkoni pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Nuk ka asnjë kusht ligjor dhe arsye për ta pezulluar këtë proces.

CFARE PRITET TE NDODHE
Berisha nuk ka pranuar që të marrë pjesë, ndërsa përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, ndërsa vetë ndodhet jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku po mbahet protesta e opozitës. Sakaq, në daljet e tij për mediat, Berisha ka ftuar qytetarët dhe demokratët në protestë, ndërsa ka theksuar se ky tubim është thirrur nga opozita. Ai ka pohuar se protesta nuk ka lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij. Pavarësisht vendimmarrjes së këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit, cilido qoftë ai. Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do merret vetëm me votat e 5 socialistëve si dhe qëndrimi me votë i përfaqësuesit të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj.


Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë janë në gatishmëri dhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta. Krahas protestës sot, opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten. Kujtojmë se 28 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.
()

Arena e Lajmit

Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve për mandatin e Berishës. Avokati të ish-kryeministrit kërkon pezullimin e mbledhjes. PS e rrëzon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook