Prokurori Arben Kraja është pyetur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve nga avokatit i Sali Berishës, nëse ka prova që ish-kryeministri ka tentuar të largohet nga vendi apo të prishë provat.
Arben Kraja u përgjigj se kërkesa për arrestimin e Sali Berishës në Kuvend ka ardhur për shkak se ai s’ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme.
Sokol Mëngjesi: Në periudhë nga caktimi i masave të sigurimit deri në momentin që flasim, a kemi prova konkrete për t’ia paraqitur këtij Këshilli ose Parlamentit se Berisha ka ndërmarrë veprime konkrete për tu larguar nga vendi, apo për të mos t’u përshtatur e nevojat e procedimit penal.
Arben Kraja: Personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme, për këtë arsye jemi këtu.
Sokol Mëngjesi: A keni prova konkrete, që nga caktimi i masave të sigurisë, për të vërtetuar nëse ekziston rrezik që Berisha të ketë ndërmarrë veprime për të prishur provat.
Arben Kraja: E njëjta përgjigje që dhashë më parë.