“Kemi hesape për të larë!”, Berisha sulmon prokurorët e SPAK: Larot mercenarë të Ramës po më privojnë lirinë në kundërshti me ligjin, por…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkelda Millonai, që marrin pjesë në seancën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet për imunitetin e tij.

Ai tha se po i privohet liria në kundërshtim me ligjin.

“Edi Rama, mos provo më, se votën nuk ta falim më. S’do të ndodhë kurrë! Sot është ditë kthese e madhe për të gjithë ju që jeni këtu, por edhe për ata që me shpirt dhe zemër do të ishin këtu me ne, por e kanë pasur të pamundur që të vinë. Sot hapim një kapitull të ri në historinë e kombit, kundër regjimit që po shkatërron votën dhe jetën tonë. Çfarë ndodh tani në parlament? Tani dy laro mercenarë të Edi Ramës, apo tre, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me kushtetutën, privimin e lirisë ndaj meje, dhe jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të Parlamentit për shkak të porosisë së Ramës, kërkojnë masa më të ashpra ndaj meje. SHISH, policia, kontrollohen nga një njeri? Ju duket i fortë ai? Jo! Është kalbësirë . ne që zvarritëm bustin do e shporrim. Sot në Kuvend po votojnë ligjin që ndalon hetimin e Edi Ramës. Jo Edi Rama, të jesh i bindur se nuk ka ligj që do të na pengojë ne vjedhjet tuaja, vjedhjet që iu ke bërë shqiptarëve. Çfarë ndodh? E thërrasin gazetarin e rrëmbejnë, e fusin njëlloj si dikur në labirintet e sigurimit, e terrorizojnë, tregime si në romanet e kafkës. Sepse ai ka emrin e Ramës në ato regjistrime, në ato lidhje me krimin që ka denoncuar, ku dalin dy emra, Taulant Balla dhe Rama. Ne do të mbrojmë gazetarët. Hiqni dorë mjeranë! Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe kushtetutës, dhe se do të trajtoj njësoj si falanga krimi, kryehajdutin e Shqipërisë, Edi Rama. Me Ramën kemi hesape të rena për të larë!”, tha Berisha.

()

Arena e Lajmit

“Kemi hesape për të larë!”, Berisha sulmon prokurorët e SPAK: Larot mercenarë të Ramës po më privojnë lirinë në kundërshti me ligjin, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook