Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i vetmi nga radhët e opozitës i pranishëm në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe imuniteteve shprehu votën e tij pro kërkesës së SPAK për shtrëngim të masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.
“Me deputetin në fjalë jo vetëm kohën e fundit por edhe kohë më parë e konsideroj pak më specifike qëndrimin që do të mbaj. Të gjitha konsideratat që do të mbaj që janë 12 do të parashtroj se cili duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit të Republikës. Zero imunitet për askënd. Mbështetje totale për SPAK-un.
Krijimin i kushteve të presionit politik. Duke bërë këtë akt ne sot, bëjmë këtë presion pozitiv ndaj SPAK-ut dhe Gjykatës, që po për çdo rast tjetër për pushtetar të fuqishëm jo vetëm për ata që kanë qenë në funksion por edhe për ata që janë sot janë në detyrë të kenë të njëjtin trajtim.
Ndaj, qëndrimi im personal si përfaqësues i Partisë Demokratike për kërkesën e paraqitur nga SPAK për dhënien e autorizimin i rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë dhe të lëshojë autorizimin”, tha Alibeaj.